Ekskluzive: Visar Korenica kandidat i VV-së për deputet

Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec do të garojë me vetëm një kandidat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas burimeve të Rahoveci24, emri i vetëm në këtë listë do të jetë Visar Korenica, ish kandidat për kryetar të Rahovecit.

Kujtojmë se Korenica arriti ta rrisë Vetëvendosjen për 400% në Rahovec dhe duket se vizitat e fundit të Albin Kurtit në Rahovec nuk kanë qenë të rastësishme.

Mbetet të shihet si do të performojë Korenica në fushatën e ardhshme zgjedhore dhe nëse do t’ia dalë me sukses pasi dështoi të siguronte balotazhin në zgjedhjet e kaluara për kryetar komune. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.