Një djalosh ambicioz, ish futbollsit me origjinë nga Ratkoci i Rahovecit i cili tash e sa vjet jeton dhe vepron në Evropë, më sakt në shtetin austriak që përveç karrierës futbollistike po tregohet mjaft i sukesshëm edhe në udhëheqjen e kompanisë së vet që e themeloi në Austri – Hoti Boden.
Por, pse Vali Hoti meriton respekt dhe falënderime pa fund nga komuniteti sportdashës i Rahovecit dhe gjithë spektri i sportit?
Vali është vetë afruar te KF Rahoveci dhe fillimisht duke e përkrahur pa asnjë kusht duke i pajisur futbollistët me të gjitha rekuizitat sportive vlera e të cilave shkon në disa mijëra euro.
Klubi publikisht ka falënderuar më parë Valin për ndihmën, por duket se rezultatet pozitive e kanë motivuar edhe më shumë që të mërgimtari nga Ratkoci të mbështesë klubin e zemrës.
Ai ofroi edhe premi në rast të fitores ndaj Phoenixit, gjë e cila nuk u arrit, por sigurisht se kjo është shenjë që ai do të mbetet një shembull pozitiv i përkrahjes së klubit.
Sipas burimeve të afërta që konfirmojnë këtë premi, Vali është zotuar të mos ndalet me përkrahje ndaj klubit të tij të zemrës, dhe tash është familjarizuar.
Vali është shembulli që duhet ndjekur nga secili afarist në vend e diasporë, sepse KF Rahoveci është shtëpia e sport dashësve dhe e fëmijëve që duan sportin.
Rahoveci të falënderon Vali !
/Rahoveci24/