Ekskluzive: Rick Jackson lojtari më i ri i KB Rahovecit

KB Rahoveci ka arritur që të sigurojë nënshkrimin më të ri, super qendrën Rick Jackson.


Më parë Jackson ishte te Peja, ndërkaq shkëlqeu në gjysmëfinalen kundër Rahovecit.

Rahoveci24 ka marrë informatë të sigurtë se Jackson ka nënshkruar me klubin dhe pritet të arrijë këto ditë.

Një burim pranë Jackson ja ka konfirmuar portalit se ai ka një marrëveshje me klubin dhe se do të arrijë shumë shpejt në qytetin e rrushit.

Me këtë transferim dhe me trajnerin e ri që pritet të arrijë në 48 orët e ardhshme, Rahoveci vulos pretendimet për titullin e kampionit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.