KB Rahoveci ka vendosur të tërhiqet nga Liga Ballkanike pas dallavereve të Pejës në disa ndeshje, vihet theks i veçantē në ndeshjen Vllaznia – Peja, ku pejanët qëllimisht për të dëmtuar Rahovecin lëshuan këtë ndeshje.
Lajmin e konfirmojnë burime të sigurta, të cilat thonë se KB Rahoveci ka dërguar para dy ditësh e-mail drejt Ligës Ballkanike për të konfirmuar tërheqjen.
Autoritetet famëkeqe të Ligës Ballkanike në koordinim me klubin famëkeq, KB Peja, nxituan për të organizuar ndeshjen dhe për të shitue bileta edhe pse e kanë ditur se Rahoveci nuk udhëton të mërkurën.
Klubi ka pranuar një e-mail nga Liga Ballkanike me afat deri sot në ora 12:00 për të konfirmuar vazhdimin, por KB Rahoveci nuk i është përgjigjur këtij kërcënimi duke mos pranuar vazhdimin në garë.
Tashmë Liga Ballkanike pritet të vazhdojë me konsekuenca, deri në FIBA, por tjera burime besojnë se Rahoveci ka fakte dhe se nuk mund të dënohet nga FIBA.
Rahoveci megjithatë udhëton në Pejë të dielën për ndeshjen e Superligës ku duhet të ketë siguri të hekurt pas paralajmrimeve nga tifozët e afërt e klubin se do të sulmohet secili rahovecian në palestër.
Rahoveci mori për herë të parë pjesē në Ligën Ballkanike, një vendim ky tejet i gabuar qysh në start i shtyrë nga disa antarë të bordit që nuk morën fare parasysh backgroundin e njerëzve rreth kësaj lige.