Ekskluzive: Rahoveci shumë afër një trajneri të madh vendor

Përkundër faktit se Alban Rama dukej i ftohtë në paraqitjen e fundit në Asist duke “gëzuar” klubet rivale se Rahoveci po flen, megjithatë duket se po ndodh krejt e kundërta.

Rahoveci24 mëson nga burimet e sigurta se klubi është mobilizuar për të ndryshuar strukturën e klubit, çka shumë shpejt mund t’i shfaqë disa multi milionerë duke blerë aksionet e klubit i cili do shndërrohet në Shoqëri Aksionare (SH.A.) për t’i dhënë fund problemeve financiare. Për këtë thuhet se përkrahje po ofron edhe kryetari Smajl Latifi që nuk dëshiron më që shigjetat të drejtohen tek ai duke e krahasuar me Bali Muharremajn.

Kthehemi në temë…

Ky grup biznesmenësh rahovecian duket se e ka seriozisht dhe tashmë ka filluar punën në projektin e ri ku para dy ditësh ndodhi një takim shumë i avancuar me një trajner të madh vendor. Rahoveci24 e di emrin e trajnerit, por për të mos dëmtuar negociatat nuk do ta zbulojë emrin e tij.

Rahoveci e ka edhe Ljupco Malinkovin si plan B, megjithatë gjasat që ai të kthehet janë minimale pasi puna me trajnerin vendor është e kryer.

Deri tash kjo mbetet përpjekja më serioze e klubit në vitet e fundit për të ndërtuar ekip konkurrues për trofe ani pse këtë sezon klubi ka dorë të hekurt për informata – sigurisht të gjitha informatat kalojnë kah portali jonë!

Rahoveci24 posedon informata ekskluzive edhe për situatën e lojtarëve, por për të mos dëmtuar negociatat emrat do të publikohen në momentin e parë të përshtatshëm.

Mbetet të shihet nëse “milionerët e Rahovecit”, grup që mirëpret këdo që afrohet për t’u bashkuar, do t’ia dalin të thyejnë bankën dhe tempullin mitik “Mizahir Isma” ta shndërrojnë sërish në arenë të pamposhtshmërisë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.