Ekskluzive: MC Kresha dhe Lyrical Son vijnë në Hardh n’Ven më 29 Dhjetor

Hardh n’Ven, mini-festivali dimëror që mbahet në qytet do të jetë në një nivel tjetër sivjet.

Sipas burimeve të Rahoveci24 brenda organizatës së HardhFest, mini-festivali Hardh n’Ven që mbahet në Rrugën “Xhevat Kasapi” apo të ashtuquajtur Rruga B, do të ketë disa artistë kulminant.

640x74

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, kjo ngjarje mbahet vetëm një natë më 29 Dhjetor.

Dhe performues do të jenë askush tjetër pos dy hip hop superyjeve, MC Kresha dhe Lyrical Son. Ata do të zbarkojnë pas një kohe të gjatë në Rahovec.

Atyre do t’iu bashkangjitet edhe grupi Minatori, që performoi edhe në HardhFest.

Pos këtyre artistëve, ngjarjen do ta pasurojnë edhe 2 DJ të njohur të skenës.

Hardh n’Ven mbahet më 29 Dhjetor, pra vetëm një mbrëmje, në rrugën “Xhevat Kasapi”.

Ky organizim mbështetet nga Komuna e Rahovecit dhe organizohet nga HardhFest. Nikoqire do të jenë lokalet në rrugën “Xhevat Kasapi”, apo Rruga B.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.