Ekskluzive: Malinkov trajner i ri i Rahovecit!?

Largimi i papritur i Serhat Sehitit nga Rahoveci, duket se ka alarmuar shpejtë drejtuesit e klubit për të gjetur zëvendësin e tij.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, ‘vreshtarët’ janë në bisedime të avancuara me trajnerin maqedonas, Ljupco Malinkov i cili tashmë është emër i njohur për basketbollin e Kosovës.

640x74

Malinkov në edicionin e kaluar e ka drejtuar Vëllaznimin në vjeshtë e në pranverë e kishte marrë drejtimin e Prishtinës.

38 vjeçari i lindur në Kavadarci të Maqedonisë së Veriut, që shërbeu si ndihmës i parë në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, karrierën si trajner fillimisht e kishte nisur si ndihmës tek skuadra maqedonase, Feni Industries(2006-2013), ndërsa nga viti 2013 e mori rolin e kryetrajnerit tek e njejta skuadër deri më 2019 dhe në stinorin e fundit e drejtoi skuadrën tjetër maqedonase, Pelister.

Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim nëse kjo marrëveshje do të finalizohet përfundimisht.

/AsistiOnline.com/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.