Ekskluzive – Legjendari Fadil Vuçitërna trajner i KF Rahovecit?

Rahoveci24 ka mësuar nga burime të sigurta se futbollisti dhe trajneri legjendar, ikona e futbollit rahovecian, Fadil Vuçitërna është emëruar në postin e trajnerit të KF Rahovecit.

Emërimi i Fadil Vuçitërnës vjen si reagim nga kryesia e klubit, pasi ekipi pësoi humbje të pa pranueshme prej 4-0 nga Kosova e Prishtinës, skuadër shumë herë më e dobët se ajo e Rahovecit.

Me gjithë investimet e bëra, bordi i klubit sipas informacioneve të sigurta të Rahoveci24 në mbledhjet e mbajtura të dielën mbrëma dhe të hënën gjatë ditës, është vendosur që të kontaktohet Fadil Vuçitërna, ku po këto burime bëjnë të ditur se puna është e kryer.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i lajmit nga klubi dhe që legjendari të nisë punën dhe rrugëtimin drejt mbijetesës qysh prej të martës, me disiplinë të jashtëzakonshme në stërvitje dhe afinitet të lartë tekniko-takik.

Rikthimi i Fadil Vuçitërnës është lajmi më i mirë që ka mundur të marrë futbolli i Rahovecit, pasi ai është i vetmi njeri që mund ta udhëheqë klubin drejt mbijetesës në këtë kohë të vështirë që nuk mbahet mend me dekada në për të cilat ka kaluar ekipi jonë.

Ky vendim njëkohësisht dëshmon përkushtimin e bordit të klubit të KF Rahovecit për të përfshirë të gjithë profesionistët relevantë dhe qytetarët në synimin e madh – shpëtimin e klubit nga rënia prej Ligës së Parë.

Po ashtu, sipas burimeve të Rahoveci24 shumë lojtarë të tjerë që kanë luajtur nën drejtimin e ikonës Vuçitërna pritet të rikthehen në klub, e një prej të cilëve që pritet të rikthehet dhe për të cilin ka nevojë ekipi është kapiteni legjendar Muhamed Shehu – Meda, por për këtë ende nuk ka asnjë konfirmim të sigurtë dhe mbetet të informohet me kohë publiku nga portali më i madh në regjionin e Anadrinisë dhe më gjerë, Rahoveci24, që do të bëjë të pamundshmen për të përkrahur secilin klub drejt rrugëtimit të vet në sportet e caktuara, e sidomos KF Rahovecin. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.