Ekskluzive: Largohet Eric Davis, Rahoveci e zëvëndëson me Michael Green (Video)

KB Rahoveci po vazhdon me aktivitet dhe transferime të shumta teksa po kalon krizë rezultatesh.

Eric Davis është larguar nga klubi pas ndeshjeve të para, ku arsyeja për këtë largim të befasishëm të këtij superlojtari ende nuk dihet.

Klubi ka reaguar menjëherë duke e zëvëndësuar atë me Michael  Green që është lojtar i pozitës 2-3 njëjtë sikurse Eric Davis.

Michael Green duket impresiv në videot e publikuara të tij, por mbetet të shihet në debutimin e tij ndaj Bashkimit si do të performojë.

Green ka arritur mbrëmë në aeroportin e Prishtinës, konfirmojnë burime brenda bordit të klubit, ku ka filluar tashmë stërvitjet me klubin.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.