Ekskluzive – Kompania e kontraktuar nga komuna hedh mbeturina në vendin ku inspektorati ndaloi një gjë të tillë

Me të hyrë në komunën e Rahovecit, ballafaqohemi me një tabelë që sinjalizon për ndalim të hedhjes së mbeturinave.

Bëhet fjalë për rrugën magjistrale në kilometrin e parë Rahovec-Malishevë.

Kjo rrugë që dikur ishte simbol i papastërtisë, në vitet e fundit është punuar për t’u pastruar dhe për të marrë pamje tjetër.

Megjithatë, ka ende kompani që shfrytëzojnë këtë hapësirë për hedhje mbeturinash dhe madje kompani që janë të kontraktuara nga komuna.

Qytetari digjital ka njoftuar Rahoveci24.com për hedhje të mbeturinave në këtë zonë, ani pse aty inspektorati ndalon hedhjen e tyre edhe me shenjë në rrugë.

Kompania në fjalë është e kontraktuar për të rënuar objektet e vjetra.

Në të kaluarën të tjera kompani që kanë hedhur aty mbeturina të ndryshme kanë marrë dënime nga inspektorati.

(Rahoveci24 inkurajon të gjithë qytetarët që të aktivizohen dhe të bëjmë opozitën në mënyrë që të krijojmë ambient sa më të mirë të jetës duke qenë monitorues të institucioneve komunale.) /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.