Ekskluzive: KF Rahoveci me dy transferime bombastike, së shpejti prezantohen nga klubi

KF Rahoveci ka bërë punë të mrekullueshme gjatë afatit kalimtar të janarit dhe këtë po e themi në bazë të informacioneve të fundit që ka marrë redaksia e Rahoveci24.

Portali ka mësuar nga burime të sigurta brenda klubit se KF Rahoveci pos durim Gashit dhe Telakut, ka arritur të sigurojë edhe dy mega lojtarë të cilët do të forcojnë jashtëzakonisht shumë ekipin për pjesën e stinorit pranveror.

640x74

Rahoveci24 merr vesh se bëhet fjalë për një super mesfushor që vjen nga Superliga e Maqedonisë dhe për multi mega qendërsulmues nga Nigeria.

Megjithatë burimi ka refuzuar të japë emra, për shkaqe të konfidencialitetit brenda bordit.

Ky është lajm i mirë dhe në total do të shkojë në katër numri i transferimeve, të gjitha bombastike transferime të cilat do ta rikthejnë KF Rahovecin në garë për pjesën e epërme të tabelës.

Kjo dëshmon edhe një herë punën kolosale nga drejtori sportiv, Burim Dula, i cili njihet si “maestro” i transferimeve. Kujtojmë se zbulimi i tij Jalen Blesa pritet të kalojë në top kampionate evropiane prej ku klubi do të përfitojë shumë masive të hollash falë mbajtjes së të drejtave të kartonit të lojtarit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.