Ekskluzive: KB Rahoveci nis prezantimin e ekipit të ri nga java tjetër

Duket se fundi i pritjes më në fund ka ardhur.

Rahoveci24 mëson ekskluzivisht se tashmë ekipi është në fazën finale të kompletimit.

Ndërkaq, pas shumë pritjeve, kritikave të ndikuara nga aktiviteti i klubeve tjera në tregun e transferimeve, duket se shkëndijat e para po vijnë se diçka po ndodh.

Sipas burimeve të sigurta brenda klubit Vreshtar, fillimi i javës tjetër do të gjejë ekipin duke u prezantuar hap pas hapi.

Tashmë Asisti raportoi se Fotis Takianos ka vazhduar si trajner dhe këto informacione i ka konfirmuar edhe burimi i klubit.

Më pas pritet edhe prezantimi i lojtarëve të parë të huaj dhe më pas disa vendorë të tjerë nga edicioni i kaluar emrat e të cilëve portali i di por që do t’i zbulojë në raportin e radhës.

Rahoveci do të hyjë kështu në edicionin e ri me pak ndryshime në roster dhe filozofi, teksa pritja e adhuruesve duket se po merr fund pasi klubi ka shmangur komunikimet publike duke mos ofruar fare informacione per atë që po ndodh – përpos hyrjes së sponsorit të ri në klub, Molla Market me pronar Ilir Sinani

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.