Ekskluzive: KB Rahoveci do të kthehet ne Superligë – në rast të organizimit të mirë

KB Rahoveci nuk do të bie nga liga ashtu siç po proklahmohet.

Në fakt, paraqitjet e mëdha të klubit në ndeshjet e fundit dhe organizimi PERFEKT i Final 8 Kupës së Kosovës ka vënë në pozitë të mirë KB Rahovecin që të kthehet në Superligë.

Sipas burimeve të Rahoveci24 rikthimi i KB Rahovecit në Superligë do të ndodhë pa asnjë dyshim, në rast se kryesia arrin të ri-organizohet për edicionin e ardhshëm me sponsorët.

Burimet e sigurta të portalit bëjnë të ditur se klubi ka aplikuar për mbështetje financiare në Komunën e Rahovecit, ku përfshihet garimi në Superligën e Kosovës edhe edicionin e ardhshëm, pasi parashihet rikthimi në garat kampionale elitare.

Portali e di shumën e saktë që komuna ka ndarë, dhe që është një rritje e jashtëzakonshme për dallim nga viti i kaluar, çka dëshmon mbështetjen e kryetarit Smajl Latifi për klubin në një sezon mjaft të vështirë. Shumën po e mbajmë konfidenciale, por bëhet fjalë për një rritje të madhe të mbështetjes financiare dhe organizative.

Nëse klubi do të arrin të organizohet me edhe më shumë fonde për të pretenduar diçka më seriozisht sezonin e ardhshëm që fillon në shtator, mbetet për t’u parë.

Rikthimi i KB Rahovecit në elitë do të ndodhë me shumicë votash nga bordi drejtues i FBK-së, ku një prej antarëve është edhe Alban Rama i cili sigurisht se do të votojë pro një rikthimi të Rahovecit, klub që e drejtoi për shumë vite me sukses ani pse së fundmi është dorëhequr nga organet drejtuese.

Lajmi padyshim se gëzon adhuruesit e basketbollit kosovar, pasi pa Rahovecin basketbolli nuk ka kuptim dhe se tempulli mitik “Mizahir Isma” do të presë edhe shumë netë të magjishme sezonin e ardhshëm nëse arrihet të bëhet ri-organizimi i klubit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.