Fotis Takianos trajner i ri i KB Rahovecit

KB Rahoveci ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me trajnerin e ri, ai është Fotis Takianos.

Takianos ishte qysh në fillim një prej preferencave kryesore të klubit.


Megjitahtë, një kolaps i negociatave bëri që klubi të kthejë vëmendjen kah trajnerë të tjerë, kostoja e të cilëve ishte marramendëse.

Por, Rahoveci24 mëson se klubi ka një marrëveshje në parim me Fotis Takianos i cili shumë shpejt pritet të arrijë në Rahovec.

Takianos më parë ka qenë trajner i KB Bashkimit, teksa ka ushtruar detyrën e kryetrajnerit te klube të mëdha si Doxa (Greqi), Doukas (Greqi), Trikalla (Greqi) dhe së fundmi ishte trajner në Superligën e Qipros e cila është prej ligave më të forta në Evropë, pra te klubi Apollon.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.