Trajneri Grek, Fotis Takianos, është larguar nga KB Rahoveci.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet e sigurta të Rahoveci24, por nuk precizohet nëse ai u shkarkua apo ka dhënë dorëheqje.
Ky lajm pritet të publikohet gjatë ditës edhe te faqja e KB Rahovecit.
Takianos e filloi keq sezonin te KB Rahoveci me 4 humbje nga pesë ndeshje të zhvilluara.
Drejtimin e klubit e merr Ilmen Bajra deri në gjetjen e një kryetrajneri të ri të nivelit ndërkombëtar.
Rahoveci24 dhe spektri basketbollistik në qytetin tonë gjithë verës ka paralajmëruar një situatë të tillë, por KB Rahoveci vendosi për diçka tjetër.