Ekskluzive: Ekzekutohen subvencionet për bujqit e Rahovecit

Bujqit e Rahovecit kanë marrë subvencionet që u takuan atyre për vitin e kaluar.

Përkundër shumë vonesave të shkaktuara nga një proces i hetimit në Minstrinë e Bujqësisë, me ç’rast shumë zyrtarë përfunduan në burg, ndodhën edhe vonesat për ekzekutim.

Shumë herë është takuar deputeti Visar Korenica me ministrin Faton Peci, të dy premtuan zgjidhjen e situatës, por koha kaloi sakaq individë të ndryshëm paralajmëronin edhe protesta.

Është deputeti Visar Korenica ai që ka konfirmuar se janë ekzekutuar subvencionet

Ky informacion konfirmohet për Rahoveci24 nga shumë bujq të Rahovecit, ndërkaq brenda 24 orëve të ardhshme mjetet do t’i marrin të gjithë bujqit, varësisht nga banka e tyre.

Tash më nuk do të mund të bëhet politikë me bujqit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.