Pas balotazhit kemi qenë dëshmitarë të një përplasje publike ku eksponentë të VV-së në Rahovec kanë akuzuar opozitën, kryesisht LDK-në dhe Burim Krasniqin, për mos ofrim të ndihmës konkrete ndaj Ali Dulës dhe duke ndihmuar Smajl Latifin i cili doli fitues për 700 vota.
Krejt kjo duket se nuk ishte ashtu – madje ishte komplet e kundërta.
Rahoveci24 ka siguruar mesazhe ekskluzive të Enis Durgutit, bartësit të listës së LDK-së dhe një prej personave kryesorë të kësaj partie në Rahovec.
Në këtë mesazh ai u bën thirrje të gjithë komisionerëve që të angazhohen për Ali Dulën, “thua se është kandidati i LDK-së”.
Ali Dula njihet se ka raporte të afërta me Enis Durgutin, i cili ndonëse nuk garoi personalisht për t’u matur me vota, duket se koordinoi takimet mes Ali Dulës dhe Burim Krasniqit.
Falë këtij bashkëpunimi, Ali Dula dhe VV ishin afër që ta mposhtin Smajl Latifin, i cili duket se ishte viktimë e një koalicioni të fshehtë.
Mesazhi në Viber:



