Me të arritur Fotis Takianos në Rahovec ka kërkuar urgjentisht konsolidimin e ekipit dhe fillimin e stërvitjeve.
Të gjendur në situatë të palakmuar në raport me teknikun grek, klubi me urgjencë nënshkroi me Ergin Groshën.
Ky nuk është transferimi i vetëm sipas burimeve të Rahoveci24.
Klubi tashmë besohet se ka nënshkruar dhe sot e prezanton Arion Ballukun si lojtar të Rahovecit.
Shtyerja e afatit transferues të lojtarëve që pritet të ndodhē ka larguar presionin nga ekipi në negociatat me Alban Veselin, kërkesa e të cilit nuk përputhet me ofertën e klubit.
Ndërkaq ende asnjë fjalë klubi se ka thënë për Bardh Rexhën e Altin Selmancenen, të cilët duket se do t’i shohim në klube tjera me fillim të sezonit.