Ekskluzive: Ali Dula kandidat i VV-së për kryetar të komunës së Rahovecit

Ali Dula do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të komunës së Rahovecit.

Burime mirë të informuara të portalit bëjnë të ditur se vendimi është marrë nga drejtues të lartë të partisë.

osa1

Pati spekulime se persona nga Lista Guxo mund të bëhen kandidatë për kryetar kur dihet se Faton Peci mori mbi 3 mijë vota, por në fund u vendos të shkohet me Ali Dulën.

Ky do të jetë testi i parë dhe më i madh për Ali Dulën në karrierë, ku do të ketë përballë kryetarin Smajl Latifi nga AAK dhe Burim Krasniqin nga LDK.

Nga PDK nuk dihet ende kush do të jetë kandidat, por do të jetë njëri mes Edon Canës apo Idriz Vehapit, të dy emra të fuqishëm që mund të kenë ndikim substancial në epilog.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.