Ekskluzive: Alban Veseli edhe një sezon me Rahovecin

Alban Veseli do të vazhdojë karrierën në Rahovec.

Superylli vendor ka vendosur të vazhdojë tutje duke pranuar tē jetë lider i një skuadre relativisht të re.

Burimet e Rahoveci24 konfirmojnë se me nënshkrimin e Veselit është kompletuar ekipi me lojtarët vendor.

Nënshkrimi me Veselin është lajm i madh kur dihet kriza e klubit që u shkaktua nga kryetari Smajl Latifi, krizë e cila bëri që të ikin yjet Altin Morina dhe Arian Qallaku.

Lajmi për Veselin vetëm pritet të zyrtarizohet nga klubi kurse në ditët në vijim vazhdojnë edhe zyrtarizimet e lojtarëve të huaj.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.