Ekskluzive: 6500 ulëse do të jetë kapaciteti i stadiumit të ri të qytetit afër Stone Castle

Një nga punët më të mira që është bërë pa dyshim se është stadiumi i qytetit të Rahovecit, një stadium krejtësisht i ri i cili do të ndërtohet fare pranë Stone Castle në Bërnjak.

Tashmë ministria e Sportit e drejtuar nga Hajrulla Çeku hapi konkursin për projektimin, prej të cilit Rahoveci24 ka mësuar detaje si do të duket stadiumi.

640x74

Stadiumi do të ketë kapacitet prej 6500 ulësesh.

150 ulëse do të jenë të rezervuara për sektorin VIP.

5% të ulëseve do të jenë të rezervuara për tifozët mysafirë.

10 ulëse do të jenë të rezervuara për spektatorë me aftësi të veçanta.

Ditëve në vijim Rahoveci24 do të sjellë edhe detaje të tjera rreth stadiumit të ri të qytetit që do të ndërtohet pranë Bërnjakës.

Ndërkaq, portali mëson se do të ketë konkurrim edhe i arkitektëve lokal që padyshim se duhet të triumfojnë në këtë konkurs pasi që e njohin mirë qytetin dhe gjithë komunën.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.