KB Rahoveci do të hapë sezonin e ri në Superligë sonte mbrëma nga ora 19:00.
Klubi Vreshtar përballet me klubin Prizreni-16 apo siç njihet në popull si “Ponte”.
Takianos në këtë takim pritet të fillojë me Altin Morinën, Milik Yarborough, Eric Davies, Fisnik Rugova dhe Nick Banyard.
Ky do të jetë njëkohësisht debutimi zyrtar i Banyard i cili shkëlqeu në miqësore ndaj Bashkimit, teksa pritet të jetë edhe lojtari kryesor i Rahovecit këtë sezon.
Fisnik Rugova do të luajë në pozitën 4.
Kujtojmë se Fisi luajti qendër ndaj Trepçës pasi Banyard nuk u regjistrua me kohë nga klubi në FBK për t’u paraqitur në atë ndeshje pasi nuk u kompletua dokumentacioni.