Kompania për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve komunale, Eko Regjioni, me anë të një komunikate për media ka sqaruar mbarëvajtjen e punëve në pastrrimin e rrugëve të qytetit dhe të fshatrave të Rahovecit.
Bora e madhe që ka 24 orë që po bie pa ndërprerë nuk ka shkaktuar vetëm telashe te qytetarët por edhe të kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, “Eko Regjioni”.
Kjo kompani me të gjitha kapacitetet e plota nga ora 05:00 e mëngjesit është angazhuar që rrugët të jenë të pastruara, por bora e madhe duket se ka shkaktuar vështirësi edhe në punën e kësaj kompanie që udhëhiqet nga drejtori Gani Raba, i cili edhe vet ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u ndihmuar puntorëve.
Tash në një komunikatë u kërkohet mirëkuptim dhe durim qytetarëve, ku kompania sqaron se ka asete dhe kapacitet të kufizuara, por premton se situata do të jetë nën kontroll të vazhdueshëm 24 orësh.
Komunikata e plotë e Eko Regjionit:
Kompania njofton te gjithe qytetaret e komunes se Rahovecit se per shkak te reshjeve te pandalura te bores eshte e pamundur qe te i pastrojme te gjitha rruget per nje dite. Ne qytet kane mbetur disa rrugica pa u pastruar dhe disa fshatra te komunes, jemi te kontraktuar qe ta pastrojme qytetin si dhe 34 fshatra te Komunes. Jemi duke bere te pamunduren, per momentin ekipa kujdestare e kompanis eshte duke pastruar ne disa fshatra dhe pastrimi do te vazhdoj deri ne oret e hershme te mengjesit ku gjate mesnates do te behet shperndarja e krypes ne rruget kryesore. Lusim te gjithe banoret qe te kene konsiderat per arsye se kompania i ka ne dispozicion vetem 3 asete ku eshte e nevojshme qe asetet dhe puntoret te pushojn qdo 5 ore per arsye te lodhjes si dhe eshte e pamundur qe per 1 dite te kryhet e gjitha. Gjithashtu i njoftojme te gjithe banoret se rruget magjistrale nuk jane nen mbikqyrjen tone por nen mbikqyrjen e kompanive te kontraktuara nga Prishtina. Kompania eshte duke bere pastrimin sipas specifikacionit te parapare ne tender . Ju kerkojme falje qe nuk kemi mundur te ju pergjigjiemi dhe te ju dalim ne ndihme te gjitheve sot dhe ju lusim qe ta ne mirekuptoni per arsye se kjo eshte fatkeqsi natyrore e cila ka goditur gjithe vendin e jo veq komunen tone. Perkrahja nga Komuna dhe Ekoregjioni Prizren nuk mungon jemi vazhdimisht ne kontakt me Kryetarin e Komunes z.Idriz Vehapi me Drejtorin e Sherbime e Publike z.Muhamet Behra dhe me Drejtorin Regjional z.Nehat Basha.
Me respekt Eko regjioni Rahovec