Eko Regjioni me komunikatë zyrtare për gjendjen e rrugëve

Kompania Eko Regjioni ka publikuar një komunikatë zyrtare për gjendjen e rrugëve në komunën e Rahovecit.

Sipas Eko Regjionit, rrugët në kompetencë të kësaj kompanie janë pastruar dhe ato përfshijnë qtyetin e Rahovecit, rrugët kreysore në fshatrat Zoqisht, Retije, Retije e Ulët, Opterushë si dhe rruga Celinë- Krushë e Madhe.

Për pjesën tjetër të komunës është e kontraktuar një kompani private që mësohet se nuk e ka realizuar punën si duhet dhe shumë rrugë në këto fshatra nuk janë të pastruara.

Komunikata e Eko Regjionit:

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar puna për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e krypës. KRM Eko Regjioni është kontraktuar nga komuna për të bërë pastrimin e rrugëve në qtyetin e Rahovecit dhe rrugëve kryesore në fshatrat Zoqisht, Retije, Retije e Ulët, Opterushë si dhe për rrugën Celinë – Krushë e Madhe.

Për pjesën tjetër është e kontraktuar një kompani private nga komuna e Rahovecit.

Ju njoftojmë se rrugët regjionale janë kompetencë e ministrisë së infrastrukturës ku është e kontraktuar një kompani private. Deri në orën 5 të mbrëmjes janë pastruar rreth 80 për qind e rrugëve në qytetin e Rahovecit dhe fshatrave. Mirëpo në disa rrugë për shkak të gjendjes së rëndë infrastrukturore nuk ka mundur të bëhet intervenimi për pastrim.

Për shkak të rreshjeve të pandalura të borës është e pamundur që të pastrohen disa rrugë sekondare. Mirëpo nga ora 8 e mbrëmjes ekipi kudjestar do të nisë me pastrim dhe me hedhje të krypës deri në orët e hershme të mëngjesit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.