Ekipi AVOID me në krye djemtë e Rahovecit, Shaip “SkuUzZa” Hoxha, Amar “AMRfly” Zeka dhe Dion “Di0nii” Morina, kanë triumfuar në garën kombëtare në CounterStrike2 të mbajtur nga Federata e Kosovës në E-Sports (FESK). Kjo fitore e bën ekipin me djemtë nga Rahoveci në Top 5 ekipet më të forta në Kosovë, të cilat do të luftojnë për një vend në Riyad të Arabisë Saudite, aty ku mbahet Kampionati Botëror. Kualifikimet për këtë kampionat mbahen më 14 Prill në Klan Arena.
Krahas djemve të Rahovecit, në ekipin AVOID janë pjesë Erion “erion” Halimi dhe Eron “3rn-“ Shala.
Erion Halimi ndërkohë është vëllai i Flatron “Juanflatroo” Halimit, superyllit të ekipit Guild Eagles (ish-BNE).

Kjo është arritje stratosferike për djemtë nga Rahoveci, e veçanërisht për 16 vjeçarin Shaip “SkuUzZa” Hoxha, i cili njihet si një nga top lojtarët në nivel të Kosovës dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Shpresojmë shumë që ekipi AVOID të arrijë të mopshtë një nga ekipet Team KS, Heroes, Illyrians, të gjitha këto top ekipe, e nëse fitojnë AVOID do të shkojnë në Kampionatin Botëror në Riyad të Arabaisë Saudite për të luftuar për çmimin e madh në vlerë 1 milionë euro.
Insert prej një ACE nga SkUuZza


