Kapiteni i KB Rahovecit, Visar Ejupi, ka paralajmëruar luftë të madhe ndaj KB Yllit përkundër mungesave të shumta me të cilat ballafaqohet ekipi.
Chris Seeley dhe Musab Mala tashmë dihet se nuk do të luajnë në serbin me rivalin e përbetuar.
Por, përkundër mungesave, është Visar Ejupi ai që beson se ekipi do t’i kthehet fitoreve, por që të ndodhë kjo ai ka thënë se vet ai dhe të tjerë lojtarë duhet të marrin përgjegjësinë në këtë takim.
“Jemi duke punuar intensivisht dhe jemi duke u përmirësuar. Ylli është favorit dhe jam i vetdishëm se unë dhe lojtarët tjerë duhet të marrim përgjegjësinë e të kthehemi te fitoret”, deklaroi Ejupi për faqen zyrtare të KB Rahovecit.
Ejupi në këtë deklaratë ju referua vetes, Edmond Kryeziut dhe Ramadan Zekiqit, ku të tre nuk patën paraqitje të mira në sulm ndaj Pejës.
Rahoveci dhe kapiteni Ejupi i shkojnë Ylit të dielën në Suharekë nga ora 19:00.
/Rahoveci24/