Futbollisti i KF Rahovecit, Egzon Shtavica, është shpallur futbollisti më i mirë në komunën e Rahovecit.
Megjithatë, ylli i KF Rahovecit që ka qenë pjesë qëndrore e skuadrës në rrugëtimin nga Liga e Dytë drejt rikthimit në Ligën e Parë duke qëndruar në vendin e parë me pothuajse të gjitha fitore, nuk i është gëzuar çmimit.
Ai ka refuzuar që të pranojë çmimin duke thënë se është nënçmuar.
KF Rahoveci përkundër ecurisë super pozitive nuk mori asnjë mirënjohje nga Komuna e Rahovecit, pasi nuk po merr fare përkrahje, me trajnerin që po ashtu dha dorëheqje për shkak të problemeve financiare dhe mos përkrahjes.
“Turp! Më zgjedhin futbollisti më i mirë pa i dhënë klubit asnjë mirënjohje. Çka më duhet mua kjo? Çfarë nënçmimi keni bërë! KF Rahovecin shpresoj ta shoh ku e ka vendin”, ka shkruar Shtavica në Facebook.
Shembulli si i Shtavicës duhet të ndiqet nga sportistë tjerë që të ngrisin zërin për situatën skandaloze në sportin rahovecas. /Rahoveci24/