Egzon Gjuka u përgjigjet kritikëve: Sukseset e mia, përgjigja më e mirë për fjalët e njerëzve

Futbollisti më i mirë në Kosovë i shpallur nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), Egzon Gjuka, ka falënderuar të gjithë për urimet, teksa ka paralajmëruar se do të pushojë gjatë këtë verë.

Egzon Gjuka pësoi sërish lëndim në gju në fillim të këtij viti, por para kohe doli të shërohej për t’u bërë gati që t’u ndihmonte bashkëlojtarëve.

640x74

Gjuka me anë të një postimi në rrjetet sociale falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe suksesin e madh. Ai shtoi se koha është që të pushojë me familjen.

Gjithashtu, Egzoni rezervoi dy-tri fjalë për njerëzit të cilët hodhën baltë mbi të.

“Elhamdulilah 🙏🏼
Përfundon një sezonë i gjatë.
U riktheva një muaj para kohe nga lëndimi për të ndihmuar shokët dhe ekipen drejt synimit, nuk kam se si të ndjehem më krenar me veten.
Këtë trofe ja dedikoj djalit tim Alekut.
Faleminderit familjes time ❤️
Faleminderit Fjolla ❤️
Koha për të kaluar veren me familje😍
P.s sukseset e mija përgjigjja më e mirë për fjalët e njerëzeve.
Shihemi sezonen tjeter 🙏🏼”

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.