Edon Cana, ndër më meritorët për lirimin e Ramushit

Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana, ka qenë kyç në lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.

Burime të Rahoveci24 bëjnë të ditur se Cana ka marrë mirënjohjen e jashtëzakonshme nga vet Ramush Haradinaj dhe njerëzit e afërt të tij dhe të AAK-së për kontributin e tij në lirimin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit nga akuzat e padrejta në Gjykatën e Colmarit të ngritura nga Serbia.

Teksa Haradinaj po feston lirimin, për Rahovecin është po ashtu burim krenarie që Edon Cana nga qyteti jonë ishte njeriu kyç që ishte afër secilit proces për lirimin e Haradinajt, duke ofruar mbështetjen e fuqishme institucionale.

Për Edon Canën kjo ishte një nga detyrat më të vështira që prej se u emërua konsull i Kosovës në Francë, një mision i vështirë i kaluar me shumë sukses nga diplomati rahovecian. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.