Edon Cana kritikon Albin Kurtin, por a është kjo rruga për ta fituar Rahovecin?

Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec dhe kandidati i ardhshëm nga ky subjekt për kryetar të komunës tonë, Edon Cana, opozitarizmin e tij politik e ka zhvendosur ndaj Albin Kurtit, ashtu siç bën edhe Smajl Latifi.

Jemi dëshmitarë se kohëve të fundit Smajl Latifi ka përqëndruar aktivitetin e tij politik opozitar kundër Albin Kurtit.

Dhe, i pari i PDK-së në Rahovec, ai që besohet se do ta sfidojë Latifin në zgjedhjet e ardhshme, në fakt në vend të opozitarizmit kundër tij, po ndjek rrugën e njëjtë sikur ai.

Në rrjetin social Facebook, Edon Cana ka publikuar një postim të vjetër të Albin Kurtit, duke ironizuar.

“Shoku më i mirë i së vërtetës është koha. Amarcord i statuseve të Liderit”, ka shkruar Cana duke ju referuar me fjalën “Lideri” kryeministrit në kontekstin e liderit suprem totalitar.

A është kritika ndaj Albinit rruga e duhur për ta fituar Rahovecin?

Shoku më i mirë i së vërtetës është koha. Dhe kjo po ashtu do të mësohet me kohën.

Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së në Rahovec:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.