Edon Cana e rriti PDK-në rreth 28%, do të luajë rol kyç kundër SL në balotazh!

Kandidati i PDK-së, Edon Cana, do ta ketë në dorë se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Rahovecit.

Edhe pse nuk dihet saktë kush do të jetë në balotazh, një luftë që do të shkojë deri në votën e fundit ku pritet të numërohen rezultatet e diasporës dhe votat me kusht.

Ajo që dihet është se Edon Cana e ka rikthyer fuqishëm në hartën elektorale lokale subjektin e PDK-së, duke e rritur me 28% për dallim nga viti 2021.

osa1

Sipas informacioneve që ka portali, Edon Cana do të luajë rol pivotal në balotazh me cilin do kandidat që arrin të sigurojë balotazhin duke u rreshtuar kundër Smajl Latifit, pasi beson se ai në garë lokale ishte kundër tij dhe kundër askujt tjetër.

Rahoveci24 do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.