Edmir Raba i bindur në fitore ndaj Yllit: Do ta vazhdojmë serinë për qytetin dhe tifozët

Ylli i ri i skuadrës së KF Rahvoecit, Edmir Raba, është shprehur shumë i motivuar para duelit derbi ndaj Yllit.

Rahoveci me një fitore ndaj Yllit mund të sigurojë një plasman historik në playoff pasi konkurrenca është direkt me klubin suharekas.

Dhe pas tri fitoreve rresht ndaj Yllit, është e ardhmja e skuadrës që ka premtuar vazhdimin e kësaj serie.

“Natyrisht se udhëtojmë në Suharekë për fitore. Çdo ndeshje luajmë për fitore. Edhe ndaj Prishtinës, e lëre më ndaj Yllit. Tashmë e kemi shndërruar në traditë fitoret në derbi dhe do të hyjmë pa presion dhe tejet të motivuar”.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Me trajnerin kemi bërë përgatitjet ashtu si për çdo ndeshje tjetër. Për playoff dhe për titull s’mund të flas, sepse ne i marrim ndeshjet një nga një dhe secila ndeshje është finale. I ftoj tifozët masovikisht në Suharekë, do të kërkojmë fitoren për ta, që të festojmë pas duelit për qytetin tonë”, theksoi Raba për Rahoveci24.

Rahoveci përballet me KB Yllin të shtunën nga ora 19:30.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.