Pastrohen rrugët dhe hapësira rreth palestrës, tifogrupet Plisat dhe Torcida sot në Rahovec
Dy tifogrupet Plisat dhe Torcidat do të jenë prezente sot gjatë ditës në Rahovec.
Dy tifogrupet që kanë rivalitet të përbetuar do të jenë prezente në palestër për ndeshjen që zhvillohet nga ora 17:00.
Trepça dhe Prishtina zhvillojnë çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës.
Ndërkaq, Eko Regjioni me ekipet e veta në terren ka dalë për të pastruar rrugët dhe hapësirën përreth palestrës për mysafirët që do të jenë prezent nga mbarë vendi. /Rahoveci24/