KB Rahoveci ka shfaqur lojë të mrekullueshme ndaj KB Yllit, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar takimin miqësor, ndeshja përfundoi me rezultat 69-84.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi të vendasve, pasi Rahoveci e fitoi për katër pikë çerekun e parë të takimit.
Çereku i tretë ishte më i dobëti për KB Rahovecin, ku epërsia e Yllit shkoi edhe deri në 19 pikë.
Megjithatë, në çerekun e katërt djemt e udhëhequr nga Valentin Spaqi u kthyen dhe arritën të tregojnë veten duke shkrirë epërsinë deri në 4 pikë, raporton Rahoveci24 nga vendi i ngjarjes.
Ylli në këtë takim u paraqit me lojtarët më të mirë, teksa te KB Rahoveci luajtën mjaft mirë talentët e rinj të Rahovecit, dhe lojtarët jo rahovecian, Driton Bajrami dhe Albatrit Berisha.
Edhe pse humbje, ky takim demonstroi se KB Rahoveci është gati për superligë, pasi që djemt tanë treguan se mund të mposhtin KB Yllin, që luajti me të gjithë lojtarët startues. KB Ylli në ditën më të mirë ka ditur të mposhtë edhe Prishtinën, andaj kjo humbje me lojë të mirë, duhte të shihet si fitore para sfidave të mëdha. /Rahoveci24/