Nuk ka faj as euforia as entuziazmi, përkundrazi duhet të jemi të kënaqur me vullnetin e tifozëve dhe qytetit duke qenë realist pët mundësitë.
Rahoveci pati paraqitje të njëjtë, në duelin e dytë që ishte si një reprizë e vakët e ndeshjes së parë.
Ekipi bëri të pamundurën por Bashkimi pati kualitetin dhe arriti të ekzekutonte me përpikmëri.
E veçanta e këtij dueli ishin pikët dhe performanca në funs e të rinjve Bardh Rexhës dhe Indrit Krasniqit, të cilët janë e ardhmja e ekipit dhe minutat e tyre në playoff jane fitorja e Rahovecit.
Ndeshja e tretë zhvillohet në Gjakovë në mesjavë e cila është jetë o vdekje pët Rahovecin, pasi me humbje përfundon sezoni, kurse me fitore vazhdon ëndrra dhe mund të ngushtohet seria e playoffit në 2-1.
Pavarësisht rezultatit 114-86, vet arritja në playoff mbetet arritja më e madhe ndonjêherë dhe përvoja e këtij sezoni do jetë kyçe sidomos nëse bëhet palestra pasi performanca sot ishte refleksion i mungesës së palestrës. /Rahoveci24/