Shiu i rrëmbyeshëm po shkakton vështirësi në mbarë Kosovën, por edhe në Rahovec.
Rahoveci24.com ka dalë në terren ku ka siguruar edhe fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Por, në foto tjera të dërguar nga qytetarë, në dalje të Rahovecit në rrugën magjistrale Rahovec-Xërce kilometri i parë, gjendja nuk ishte e mirë.
Uji ka vërshuar rrugët dhe ka vështirësuar komunikacionin dhe drejtimin e veturave, por deri tani nuk janë raportuar aksidente, pasi ngasësit kanë qenë të kujdesshëm.
Rrjeti i dobët i kanalizimeve po shpërfaqet sa herë ka shi të rrëmbyeshëm. /Rahoveci24/