Edhe ish-trajneri i KB Rahovecit, Valentin Spaqi, i cili udhëhoqi ekipin drejt suksesit historik të inkuadrimit në Superligën e Kosovës në basketboll, ka shprehur përkrahjen ndaj djemve që ai dikur i udhëhoqi para duelit shumë të rëndësishëm ndaj Trepçës që zhvillohet të martën në Suharekë.
KB Rahoveci ka rastin ideal që të shkruajë sërish historinë të martën nëse e mposhtë Trepçën për t’u kualifikuar në Final Four të Kupës së Kosovës, gjysëmfinalja që është festë e madhe.
Përkundër faktit se nuk është më në drejtim të KB Rahovecit, Valentin Spaqi nuk ka harruar ish klubin e tij dhe lojtarët që ka drejtuar, duke shprehur përkrahje para ndeshjes së nesërme.
Në postimin e Rahoveci24 në Facebook të artikullit të deklaratës së Mustafë Merovcit para duelit, ishte edhe Valentin Spaqi ai që ka komentuar duke shkrur në shenjë përkrahje, “Shkojmë Taki”.
Kjo është përkrahja e parë publike e Valentin Spaqit që prej largimit nga KB Rahovecit në fund të sezonit të suksesshëm, pas shumë polemikave mes tij dhe klubit, që kanë shpjerë në kalimin e Jeton Nixhës në stolin e KB Rahovecit.