Vera ELEPHANT, produkt i verërarisë “BODRUMI I VJETËR” nga Rahoveci, ka pushtuar pothuajse të gjithë restorantet në Kosovës me kualitetin e jashtëzakonshëm që u ofron klientëve. Rahoveci24 ju sjellë historinë e këtij produkti që tashmë është shpërblyer me medaljen e artë në një nga garat më prestigjioze në botë për kualitetin e verës.
Nga korriku i këtij viti ka filluar shitja e ELEPHANT, i cili vjen me dy lloje të veçanta të verës, Cabernet ELEPHANT dhe Chardonnay ELEPHANT.
Ndërsa adhuruesit e verës e kanë mundësinë ta shijojnë atë në shumë restorante dhe hotele në mbarë Kosovën.
Por si erdhi deri te emri i këtij produkti?
Gjatë gërmimit të themeleve të verarisë Bodrumi i Vjetër në Rahovec, më 1950 u gjet skulptura e elefantit nga bronzi. Këto janë gjurmë arkeologjike nga antika e lashtë. Sipas arkeologëve, një ushtar kishte patur ditëlindjen ndërsa prindërit e tij për t’ia uruar ditëlindjen të birit luftëtar si dhuratë ia sjellin elefantin e bronztë.
Ku tani ky ELEPHANT i bronztë gjendet në muze të Beograd-it.

Bodrumi i Vjetër është fokusuar të prodhojë verë me cilësi të lartë. Si rezultat i cilësisë Bodrumi i Vjetër është prezent në tregje Evropiane dhe Aziatike.

Gjithashtu si dëshmi e cilësisë së lartë, ditë më parë Ambasadori i Japonisë në OKB prezantoi verën e Bodrumit të Vjetër, si produkt me cilësor nga Kosova.