E turpshme – Fëmijët e Prishtinës vetëm 6 pikë disavantazh ndaj Rahovecit

Aktualisht po zhvillohet ndeshja e play outit ndaj KB Prishtina e Re që klubi jonë po e luan në kuadër të një sezoni katastrofal nga fillimi deri në fund.

Edhe pse vendosëm të mos raportojmë për këtë ndeshje që është njollë e zezë në historinë e klubit tonë, është e pashmangshme raportimi kur shihet rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e parë është epërsia vetëm 6 pikë për Rahovecin, ku po luajnë të gjithë lojtarët e huaj të mbetur dhe po ashtu edhe ata vendor, ndaj një rosteri prej vetëm 10 lojtarëvsh të Prishtinës së Re të cilës i mungon lojtari kryesor Dion Haxhosaj dhe që mosha e këtyre lojtarëve është minorene.

Rahoveci me siguri do të kalojë këtë sfidë edhe pas ndeshjes kthyese, e cila po duket “më e vështirë” nga sa mendohet.

Një turp i vërtetë…

Linku për rezultatin LIVE mund ta klikoni KETU

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.