Organizimi i FINAL 8 ishte një dhuratë që KB Rahoveci ja bëri Kosovës me spektakël e mikpritje, por infrastruktura e ndërtuar me buxhetin e rahovecianëve është dëmtuar nga ekipi mysafir, Golden Eagle Ylli.
Rahoveci24 ka siguruar imazhe se si zhveshtoret e palestrës “Mizahir Isma” janë demoluar nga ekipi i Yllit të Suharekës.
Dëmtimi i pronës publike sidomos nga një ekip profesional sportiv është i papranueshëm.
Pritet reagim zyrtar nga KB Rahoveci dhe të dënohen gjestet vandale të ekipit mysafir.