E rrahu burrin, arrestohet një grua në Rahovec

Një person ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në Rahovec, transmeton IndeksOnline.

640x74

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.