Është për të ardhur keq sesi qytetarët nuk i respektojnë rregullat bazë të kujdesit në këtë kohë kur pandemia po shënon rritje të numrit të të prekurve në mbarë botën, e besa edhe të viktimave.
Së fundit, në qytetin tonë, gjegjësisht në një nga marketet, shihen njerëz që kanë dalur të furnizohohen me gjëra ushqimore, por që nuk e zbatojnë as në nivel minimal rregullin kryesor të higjienës, maskat mbrojtëse, dorëzat higjienike dhe distancën sociale, që me urdhër të IKShP-së, (Institutit kombëtar të shëndetësisë publike) është obligativ, përcjell Rahoveci24.
Në një foto që ka qarkulluar para pak çastesh në rrjetet sociale, shihet se rregullat nuk po zbatohen, për më tepër, këta qytetarë të pandërgjegjshëm po lënë të hapur mundësinë që sëmundja të përhapet edhe më tepër.
Definitivisht, s’ka fjalë që e përshkruan këtë sjellje të tyre. E pakuptueshme, e patolerueshme, jo-njerëzore.
/Rahoveci24/