E pabesueshme: Dështon transferimi i gjigantit Deberry, ndikuan ish-amerikanët e Rahovecit

Rahovecit i ka dështuar transferimi kryesor i këtij edicioni, ai i qendrës Coreontae Deberry.

Fillimisht ishte Asistionline që kishte raportuar se ky lojtar është bërë pjesë e Rahovecit.

Me të parë këtë informacion, Rahoveci24 e ka kontaktuar vet lojtarin që ka konfirmuar se po vjen në Rahovec.

Por, tash si duket lojtari ka ndryshuar mendje dhe sipas informacioneve të Rahoveci24 këtu kanë ndikuar ish-lojtarët amerikanë të Rahovecit për shkak të borgjeve të pa përfunduar.

Deberry kërkoi garanci nga klubi, gjë që klubi nuk ja ofroi para arritjes dhe kështu kaloi afati kalimtar e ai nuk erdhi në Rahovec.

Ndërkaq, ish-lojtarët amerikanë të Rahovecit nuk kanë hezituar qoft vet qoftë përmes famijlarëve që të komentojnë nëpër profilet e klubit për t’i kërkuar të hollat që ata pretendojnë se u takojnë atyre, e që thonë se KB Rahoveci u ka borgj atyre.


KB Rahoveci tash mbetet pa qendër dhe me vetëm nëntë lojtarë, që nuk mjaftojnë as për stërvitje, por më i tmerrshëm është fakti që ekipi ka mbetur pa asnjë qendër të huaj, kur dihet se dy i pati vetëm edicionin e kaluar.

Klubi ka edhe një mundësi pas përfundimit të afatit kalimtar – të regjistrojë të huaj duke paguar 200 euro në federatë, çka krijon shpenzime shtesë për klubin.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.