E konfirmon Hashim Thaçi: President zgjedhem pas 17 shkurtit

Ai ka thënë se kjo vizitë është dëshmia më e mirë e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë, për reformat që po ndodhin atje dhe për kultivimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

“Vizita e sekretarit në Shqipëri, është edhe mesazh për rajonin për mbështetje të frymës euroatlantike. Deklarata e tij për Kosovën, është dëshmia më e mirë se ne duhet të rrisim përgjegjësitë tona, të ecim përpara, të shikojmë kah e ardhmja, të realizojmë përgjegjësitë tona karshi qytetarëve por edhe ndaj Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

“Vizita e Kerryt dhe në Prishtinë para pak kohe, janë mesazhet më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Këto vizita në Prishtinë e Tiranë, janë mesazhe të mira se ne jemi në rrugë të drejtë, se SHBA-të jo vetëm që janë partner, por edhe mbështetës të fuqishëm të vlerave tona. Ne do të vazhdojmë të punojmë me tërë potencialin tonë, por edhe të distancohemi nga veprimet që nuk përkojnë me vlerat demokratike, që të shkëputemi ndaj çdo logjike të izolimit”, ka deklaruar Thaçi.

640x74

Ndërsa sa i përket zgjedhjes së presidentit, Thaçi ka thënë se do respektohen gjithë procedurat.

Rreth asaj se kur do të mbahet seanca e Kuvendit ku do të votohet presidenti, Thaçi ka thënë se është Kryesia e Kuvendit ajo që do të vendosë.

Mirëpo, ajo do të ndodhë pas 17 shkurtit, pasi Thaçi tha se zgjedhja e presidentit do të ndodhë pas festës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.