E konfirmuar – Marvin Jones sërish nuk luan, Rahoveci me formacion të njëjtë ndaj Yllit

Rahoveci do të përballet me Yllin në ndeshjen e tretë në kuadër të playoffit të gjysmëfinales së Superligës së Kosovës në basketboll.

Për këtë takim Marvin Jones sërish nuk është ftuar nga Fotis Takianos edhe pse Marvin Jones këtë sezon është lojtari më efektiv te Rahoveci si në mbrojtje ashtu edhe në sulm ku ka mesataren më të mirë të pikëve në gjithë Superligën (prapa vetëm Isaiah Traylor i cili tashmë nuk është pjesë e Rahovecit).

Ai vazhdon të mbetet në bankë duke përkrahur skuadrën, por për çështje teknike trajneri ka vendosur që ai sërish të mos luajë duke e ftuar Amadi Ikpezen për këtë takim.

5-shja e parë e Rahovecit ndaj Yllit: Darrell Davis, Altin Morina, Arian Qallaku, Alban Veseli dhe Ed Daniel.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.