E jashtëzakonshme: Në serialin e famshëm të reperit Action Bronson, interpreton edhe këngëtari rahovecas, Ardian Limanmera

Reperi botëror, Action Bronson, ka publikuar një pjesë të serialit të famshëm, njëherit produkt i tij.

Në njërën prej pjesëve të realizuara, në Kosovë, dëgjohet edhe interpretimi i këngëtarit rahovecas, Ardian Limanmera.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Limanmera përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa bëri me dije se interpretimi i tij mund të dëgjohet në minutën e 10:20.

Më poshtë edhe postimi i plotë dhe linku i serialit.

Ndihem krenar që në një serial kaq të famshëm botëror të jetë në sfond kënga e interpretuar nga unë.Falënderoj reperin…

Posted by Ardian Limanmera on Wednesday, July 22, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.