Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka fyer dhe sulmuar një zyrtare policore, transmeton lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Rahovec, me ç’rast nuk është raportuar për lëndime, transmeton lajmi.net.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 09.05.2021 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar zyrtare policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.