Pikërisht sot dy vjet më parë, ka ndodhur ngjarja më tronditëse që nga paslufta në komunën e Rahovecit – u vra veprimtari dhe humanisti, politikani i shquar, Elvis Pista.
Elvis Pista u vra rreth orës 00:35 në Restaurant Jaha në Rahovec, teksa po festonte ditëlindjen e bashkëshortes, Besartës.
Besarta në atë moment, ishte shtatzënë në muajin e pestë, me vajzën Romën.
Elvis Pista sipas policisë së Kosovës u vra në atë që u cilësua vrasje profesionale me pesë plumba prapa shpine me armë me silenciator (shurdhues).
Përkundër hetimeve intensive dhe punës së madhe që është thënë se po bëhet në procesin e hetimeve, ende policia nuk ka arritur të gjejë kryesit e aktit makabër.
Ndryshe vetëm ditë më parë departamenti i krimeve të rrënda dorëzoi aktakuzë ndaj “personave të panjohur” për vrasjen në prokurori.
Që nga ajo kohë është lindur vajza e të ndjerit, e cila është pagëzuar me emrin Roma, teksa ajo vizitoi varrin e babait të saj në dyvjetorin e rënies së tij.
Elvis Pista ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, shkruan Rahoveci24.
Ai sipas burimeve të Rahoveci24 ka pasur mbi 7 mijë vota në zgjedhjet nacionale ku garoi si kandidat për deputet, me ç’rast e bëri PDK-në partinë absolutisht më të fuqishme në regjionin e Anadrinisë me rekorde të pathyeshme të arritura në ato zgjedhje.
Ai u vra pikërisht një javë pasi përfunduan zgjedhjet.
Pista do të mbahet mend gjatë nga bashkëvendasit e tij dhe miqt anë e mbanë Kosovës, ku të gjithë kanë vetëm fjalë të mira për të, duke e cilësuar si person mjaft mbështetës, mjaft të guximshëm, bujar, humanist, patriot dhe njeri që mbi të gjitha ka punuar për Rahovecin.
Në këtë dy vjetor, gjithë ajo që mbetet është që të kujtohet vepra e të ndjerit dhe që të punohet me vizionin e tij për të vepruar dhe për të jetuar në Rahovec dhe për të mos e lëshuar vendin ku jemi rritur.
Elvis, u prehsh në paqe…
Rahoveci 24, 15 qershor 2016 !