Sot janë regjistruar raste të reja të të prekurve me koronavirus, teksa janë regjistruar edhe dy viktima.
Nga të prekurit, dy prej tyre nga Malisheva, të premtën kanë shitur fidane të pemëve në Krushë të Madhe të Rahovecit, shkruan Rahoveci24.
Kështu ka konfirmuar para pak çastesh përmes profilit zyrtar të rrjetit social “Facebook”, kreu i këshillit të fshatit, Selami Hoti , i cili u ka bërë thirrje blerësve që të paraqiten në shtëpinë e shëndetit në Rahovec.
Më poshtë postimi i plotë.