Lëvizja Vetëvendosje – dega në Rahovec u krenua me rezultatet pas humbjes.
Ali Dula u krenua pas shpalljes së rezultateve duke treguar lodhjen që kishin përjetuar.
Megjithatë, rezultati edhe pse si vend i parë, ka një kuptim tjetër logjik në aspektin e përqindjeve.
VV ka fituar 39% të votave në komunën e Rahovecit, një nga përqindjet më të ulëta të VV-së nëpër të gjitha komuna, teksa në tërësi është një humbje prej 25% e votës nga viti 2021.
VV në vitin 2021 kishte rreth 12 mijë vota, kurse tani arriti rreth 8 mijë vota në komunën e Rahovecit.
Duket si rezultat aspak i lakmueshëm dhe i lëvdueshëm kur do të lexohet nga Albin Kurti, i cili fitoi mbi 50% në shumicën e komunave anë e mbanë Kosovës.
/Rahovei24/


